Era Rusi është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare, si dhe ndër më aktive me këngë të reja, vidoeklipe apo koncerte.
E thirrur së fundi në një intervistë për ‘Prive’, këngëtarja ka folur vetëm për projektet muzikore pasi përsa i përket jetës private, mendon se nuk ka ardhur akoma koha.
Një nga pyetjet që moderatori i bëri Erës, ishte se çfarë mendon ajo për tregun muzikor sot:
‘Unë kam një mendim ndryshe se si funksionon tregu sot. Natyrisht dhe nëpër botë kemi artistë performues shumë të mirë, që këndojnë live si Beyonce, Jlo, fizikisht të bukura, të cilat në këngët e tye japin mesazhe sensibilizuese që ndikojnë tek njërëzit dhe përcjellin mirësi. Ndryshe nga disa artistët tonë të cilët e kanë degraduar muzikën në atë fare feje sa ajo që sheh është thjesht fiziku, dhe unë mendoj çdo gjë e bukur ka një afat kohor kurse artistët e vertetë janë akoma në treg’, me këto fjalë Era Rusi ka mbyllur dhe intervistën.