Erion Braçe e thotë troç: Dështuam në 30 vite të ndërtojmë tregje të hapura dhe konkuruese

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, ka publikuar në rrjetet sociale një video me premtimet e tij para qytetarëve të Divjakës në vitin 2013. Në video Braçe premton naftën pa akcizë për bujqësinë, teksa në postim shkruan se ky është një premtim i mbajtur. Gjithashtu, një tjetër premtin i mbajtur sipas Braçes është edhe eleminimi i TVSH për plehrat kimike, farërat dhe fidanët, ndërkohë që TVSH e reduktuar për energjinë elektrike, ku sipas tij, është një opsion i mundshëm.

Por ka një premtim të Braçes i cili nuk është realizuar: ushqimet pa TVSH. Por deputeti thotë se sot është kundër këtij premtimi, pasi ushqimet pa TVSH mund të kenë kuptim vetëm nëse ka tregje të hapura, të lira dhe konkuruese. Ai e thotë troç se në 30 vite, qeveritë dështun të ndërtojnë tregje të hapura dhe konkuruese, pasi në vendin tonë janë 3-4 kompani që kontrollojnë çmimet dhe ndajnë fitimet mes tyre dhe nuk mendojnë kurrë për konsumatorin.

Postimi i plotë:

“PO NUK NDRYSHOVE KURRE MENDJE, NUK NDRYSHON ASGJE!

Per shkak te nje KUFOME qe flet ne Kuvend, e gjithe zarbemedia qe paguhet prej tij, klienteve te tij, sponsorve te pushtetit te hamendesuar te tij, kjo video mu postua ca here ne inbox. Natyrisht, per shkak te popullimit te zarbemedias me te paditur, analfabete funksionale, idiote epike, thashe ti le te gezojne vulgun me te; Por kjo kulture sipas te ciles idioti eshte i zgjuar, i padituri eshte moralist, injoranti eshte gjykates e te gjithe ne nje sulmojne, fyejne, shajne, poshterrojne, DUHET ZHBERE, duke nisur nga parate e tyre te ndyra.<

Kaq per ta; Nderkohe per shqiptaret qe ju ka bertitur ne fytyre ky takem, dua te sqaroj: Nafta pa Akcize per bujqesine (angazhim ne Divjake), jo vetem eshte premtim i mbajtur, por I TEJKUAR kur ju kemi dhene bujqeve NAFTE PA LEKE per siperfaqen e tokes se punuar, mbjelle, kultivuar; Plehrat Kimike, Farerat, Fidanet, Makinerite e Paisjet Bujqesore etj PA TVSH, eshte premtim plotesisht i mbajtur prej disa vitesh per cdo bujk kudo;
Ushqimet pa Tvsh, eshte nje angazhim i pa mbajtur; UNE NUK FSHIHEM, JAM KUNDER TIJ SOT. Nje angazhim i tille ka kuptim, ka vlere, eshte efektiv e ndikon ne uljen e cmimeve, ne tregje te hapura, te lira, konkurruese, jo ne TREGJE TE PERQENDRUARA, KONTROLLUARA E KU CMIMET CAKTOHEN NGA NJE GRUSHT BIZNESMENESH; Ne te tilla, uljen e tatimeve e taksave e fitojne keta, ASFARE NJEREZIT!

Po ua them troc: NE 30 VITE TE GJITHE, PO TE GJITHE, DESHTUAN E DESHTUAM TE NDERTOJME TREGJE TE HAPURA, TE LIRA E KONKURRUESE! Ne cdo treg produkti apo sherbimesh, ka 2, 3, 4 kompani qe kontrollojne tregun, bashkerendojne sjelljen, caktojne cmimet, ndajne fitimet per vete e kurre per konsumatorin; Ndodh qe ne ate treg ka edhe 10 kompani, por 90% te tregut e kontrollojne dhe gezojne 2-3 kompani! NJE EKONOMI E TILLE NUK ESHTE EKONOMI E TREGUT TE HAPUR, TE LIRE E KONKURRUESE! Energjia Elektrike pa TVSH apo me TVSH TE REDUKTUAR-sic ka qene angazhimi ne program, mbetet nje opsion, por vec per kategori ne nevoje, me te ardhura te vogla apo ndihme ekonomike; gjithnje brenda nje pakete te plote NDIHME qe perfshin kujdesin shendetesor etj. Kaq kete here”, shkruan Braçe.

 

Zjarr Tv Ad