Erion Veliaj: Metës i besoja naivisht/ PS zgjodhi Metën President, pasi nuk donte që e majta të përçahej…

0
566
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka folur lidhur me zgjedhjen e Ilir Metës, në postin e Presidentit.

Në një interviste në “News24”, Veliaj është shprehur se; Partia Socialiste mbështeti Metën që të merrte postin e Presidentit, pasi nuk donte që e majta të përçahej, ndërsa shtoi se kishte besim prej naivi ndaj Metës.

 “Ti ndajmë këto gjëra. Unë se kam përdorur politikisht (Vlerësimin e DASH për ish-kreun e KED Ardian Dvorani). Thash nuk e njoh dhe s’kam pasur probleme me drejtësinë ndonjëherë. Mesazhi i DASH ka vlerë më shumë qytetare, i thotë çdo djali dhe vajze që studion juridik, që ti nëse je i ndershëm, i drejtë, del kundër fuqive të kohës. Je konsistent në të drejtën e lirisë. Ndryshimi ndoshta nuk vjen nga të tutë, ama ia vjen të jesh i ndershëm pavarësisht reagimeve. Unë nuk e fsheh, unë kam qenë nga ata që kanë besuar naivisht. Ndoshta kam besuar naivisht por e kam bërë me gjithë zemër që e majta të mos përçahej më. Shqipëria është një vend i madh, beson tek ndihma më e vogël. Për kapriço, inate, të heqësh një grup të majtësh dhe t’i bashkosh me Saliun. Kam besuar se bashkimi i të majtës i bën mirë vendit.Ju referova momentit kur naivisht u investova në këtë ide të të majtës. Sali Berisha duke përdorur Ilir Metën ka përçarë të majtën dhe ishte koha për ta mbyllur këtë plagë. Në zgjedhjet e fundit LSI ka 14%, nuk është për t’u nënvlerësuar. Amerikanët çuan ekspeditën e tyre në mars këtë javë, ne diskutojmë akoma a do të kandidojë apo jo Sali Berisha. Enver Hoxha që i kujtuam rrëzimin e bustit iku nga kjo jetë 77-vjeç, Saliu kërkon 77-vjeç të vij sërish në pushtet”, kështu u shpreh Veliaj në fjalën e tij.

Zjarr Tv Ad