Ervin Salianji: Dëshpërimi është i madh por ende ka shpresë, ti japim fund regjimit të Edi Ramës

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas protestës madhështore të mbajtur dje nga opozita kundër qeverisë Rama. Salianji është shprehur se kjo vjen nga dëshpërimi i madh që ka kapluar qytetarët por akoma ka shpresë kur sheh këtë reagim të njerëzve.

Postimi  i Salianjit:

Sot takova në bulevard gjatë protestës burra dhe gra, prindër, fëmijë, profesionistë, emigrantë, studentë! Të gjithë kishin nga një histori! Të gjithë kishin shumë për të folur! Të gjithë ishin të paduruar për ndryshim! Të gjithë donin t’i jepej fund regjimit të Edi Ramës!

Opozita është përgjegjegjësi e madhe kur pesha e besimit dhe niveli i dëshpërimit është kaq i madh! S’duhet humbur ky shans i madh për ndryshim! Kushdo prej përfaqësuesve politikë të opozitës duhet të jemi në nivelin e pritshmërive të shqiptarëve!

Zjarr Tv Ad