Fermerët e Korçës kanë dalë në protestë, duke bllokuar aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi fshatit Progër. Ata protestojnë dhe ankohen për mungesën e tregut për prodhimet e tyre bujqësore. Bllokimi i rrugës nga ana e fermerëve ka shkaktuar trafik për automjetet.




