Festa e Birrës në Korçë/ Flet Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo: Pjesëmarrja do të rritet, ka shumë entuziazëm dhe gjallëri në qytet, bare, restorante, hotele bujtina janë plot, jam shumë i kënaqur…

0
570
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në qytetin e Korçës, për 4 ditë me radhë do të zhvillohet “Festa e Birrës”, ku qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe turistë të huaj do të mblidhen për të shijuar koncertet që do të zhvillohen.

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, në një intervistë për News 24, është shprehur se kjo festë ka sjellë shumë gjallëri dhe entuzizëm në qytet, ndërkohë që shtoi se pjesëmarrja do të rritet në ditët në vijim.

Sot është dita e parë e edicionit të 15-të të Festës së Birrës Korça. Grumbullon me mijëra njerëz edhe këtu te terminal edhe te pazari. Jam shumë i kënaqur që pas një viti ndërprerje po e rikthejmë festën në Korçë. Ka shumë gjallëri, entuziazëm por edhe impakt në ekonomi lokale. Bare, restorante, hotele  bujtina janë plot. Është mundësi e mirë për të gëzuar dhe për të konsumuar produkte lokale dhe birra.

Festa e Korçës është më e madhja, është viti i 15-të, një histori e tërë. Ka ardhur në rritje, gjeneron impakt në ekonominë lokale. Pas një viti ndërprerje, pas situatës së vitit të kaluar, njerëzit kanë nevojë të lënë pas vështirësitë e vitit të kaluar. Pjesëmarrja do të vijë në rritje në netët e tjerë”, tha Filo.

 

Zjarr Tv Ad