Skënderbeu kërkon të harrojë sa më shpejt dënimin e dhënë nga UEFA, që konsiston me përjashtimin me 10 vite nga Kupat e Europës dhe gjobën prej 1 milion euro.
Korçarët e nisin sezonin e ri këtë të shtunë, me kalendarin që i vendos përballë një skuadër me probleme por mjaft të vështirë në fushën e blertë. Flamurtari do të udhëtojë drejt stadiumit “Skënderbeu” për të sfiduar vendasit, në “stofullën e ujkut”, siç edhe e konsiderojnë veten tifozët e skuadrës korçare.
Përgatitjet për këtë 90 minutësh do të nis pasditen e sotme dhe më konkretisht në orën 17:30. Nën drejtimin e trajnerit, Ilir Daja, ekipi do të kryejë seancën e parë stërvitore në Korçë, në kuadër të përballjes së 24 gushtit kundër vlonjatëve.
“Sot, Ora 17:30, nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, ekipi bardhekuq do të zhvillojë në Korçë seancën e parë stërvitore në kuadër të takimit të javës së parë ndaj Flamurtarit.”-shkruan faqja zyrtare e klubit në “Facebook”.