Flet Basha: Rama fsheh shifrat, por në realitet numri është më i lartë…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël në Shkodër, ku ka deklaruar se situata ekonomike, është në një periudhë k rize, që pandemia e zbuloi atë.

Basha është shprehur se; kushtet që ndodhet vendi ynë, të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë, sepse qeveria ka d ështuar në menaxhimin e situatës. Gjithashtu, Basha ka theksuar që biznesi i vogël, duhet të ketë të paktën ndihmën ekonomike, që ka Kosova dhe Maqedonia.

“Të gjithët duhet të marrim përgjegjësitë tona në këtë situatë. Një nga përgjegjësitë është të mbajnë maskën dhe distancën, siç po bëjmë sot këtu. T’u bëjmë thirrje qytetarëve, që të jenë të kujdesshëm, sepse numri i infeksioneve po rritën në mënyrë galoponte dhe në veçanti në kushtet ku qeveria, është e paaftë për të dhënë përgjigjen duhet të kemi një kujdes më të madh. Edhe qeveria duhet të bëjë detyrën e vet. Këtu ka d ështuar në mënyrë  spektakolare. Sipërmarrja dhe biznesi i vogël, duhet të ketë të paktën të njëjtën ndihme që ka Kosova dhe Maqedonia. Nëse paratë nuk do të shkonin për shpenzime të kota, nuk do ishim në këtë gjendje. Kjo gjendje është produkt i një k rizë të stërzgjatur. Pandemia vetëm sa e nxori zbuluar këtë k rizë. Mungesa e ndihmës dyfishoi rënien ekonomike krahasuar me rajonin.  Propozuam t’u paguhet 200 mijë lek/muaj për çdo punonjës. Prandaj  duhet një qeveri funksionale që merr masa të shpejta.”, është shprehur Basha.

Bash u është kthyer edhe një herë a kuzave, të fshehjes së numrit të jetëve të humbura prej pandemisë, pasi numri i djeshëm, ishte rekord, në realitet është më i lartë.

“Dje kemi pasur një regjistrim rekord v. dekjesh. Numri për fakt të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lartë. Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare. I qëndroj dhe një herë propozimit që bëmë në mars, sipërmarrja dhe biznesi i vogël duhet të ketë të paktën të njëjtën ndihmë që jep Kosova dhe Mal i Zi. Kjo gjendje është produkt i një krize të tejzgjatur.”, ka deklaruar Basha.

Zjarr Tv Ad