Fotot/ Skandali me lyerjen e fasadave, Bashkia e Fierit i trajton qytetarët si të ‘nënës e të njerkës’

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Fierit po i trajton qytetarët në mënyrë jo të barabartë në qasjen ndaj shërbimeve.

Një qytetar ka bërë një denoncim, ku ka shtruar si problem lyerjen e pallateve në qytetin e Fierit. Ai ka shprehur shqetësimin se pallati ku jeton është neglizhuar nga ana e Bashkisë së Fierit. Rasti konkret, ka të bëjë me godinën e ish-AVN TV, e cila aktualisht është në një gjendje të mjerueshme.

Gazetarja e “Zjarr Televizion”, Greta Hoxha e cila ka investiguar lidhur me situatën, është shprehur në një reagim se qytetarët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë. Sipas saj, ky rast është një skandal për mënyrën si trajtohet një qytetar në bazë të bindjes politike.

Në fotot më poshtë shquhet gjendja e godinës, ku shihet qartë godina e televizionit të parë kabllor në qytetin e Fierit, i cili ka edukuar breza të gazetarëve me të cilët Bashkia krenohet dhe i vlerëson me çmime dhe tituj.

 

Zjarr Tv Ad