Kategoria Superiore, goditet sulmuesi i Tiranës

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk kanë fund aktet e dhunës në futbollin shqiptar. Rasti i radhës është shënuar në stadiumin “Redi Maloku”.    Episodi është regjistruar në fundin e takimit mes Kastriotit dhe Tiranës, i mbyllur me fitoren e vendasve 1-0. Rezultat që nuk është kapërdirë mirë nga drejtues dhe lojtarë të bardhebluve. Ende nuk dihet se pse ka pasur tension mes palëve, ndërsa mësohet se është goditur sulmuesi i Tiranës, Grent Halili. Kujtojmë që Halili është edhe djali i presidentit të Tiranës, Refik Halili.   Ky episod vjen vetëm pak ditë pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit të takimit, Kamza-Laçi, Eldorian Hamiti. Dhuna e ushtruar ndaj gjyqtarit i kushtoi shtrenjtë kamzalinjve, të cilët u përjashtuan nga Superliga, ndërsa do e nisin sezonin 2019-2020 nga kategoritë e ulëta, më saktë në Kategorinë e Dytë të futbollit në vend.

Zjarr Tv Ad