Gafa e Mentor Nazarkos në Top-Channel (Video)

0
4353
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej disa kohësh Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon takime me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për krijimin e mini-shengenit Ballkanik.  Kjo çështje nuk është pritur mirë nga Kosova por edhe nga shumë njerëz të politikës dhe medias në Shqipëri. Duke e konsideruar minishengenin si rikrijimin e ish-Jugosllavis.

Pretendimet për themelimin e një minishengeni Ballkanik po konsiderohen se janë në kundërshtim me interesat e Kosovës, edhe të dëmshme në aspektin ekonomik, si dhe atë politik. Minishengeni Rama- Vuçiç përbën gjithashtu një akt tradhëtie ndaj Kosovës duke shpërfillur egzistencën e saj dhe duke shpallur si prioritet kryesor vllazërimin me popullin serb.

Por ka dhe nga ata që janë pro minishengenit, i tillë është dhe gazetari i njohur Mentor Nazarko. Mbëmë në emisionin “Skruaje në Akull” në Zjarr TV është shfaqur një inster ku Nazarko jep mendimin e tij për minishengenin. Gjatë një emisioni në median e tij ai deklaron se: ” Kur ti ke viktima unë nuk mund të flas. Jemi të pabarabartë, unë nuk kam viktima nga Serbia kështu që për pasoj unë të mirkuptoj në atë që thua…”

“…unë nuk kam viktima…” një nga shprehjet e Nazarkos, godet fortë çdo shqiptar të Shqipëris dhe çdo shqiptar të Kosovës.

Për më tepër shihni videon më poshtë:

Zjarr Tv Ad