Gazetari Peka “zbulon” bisedën dhe ofendon Gjekmarkajn: S’kishte pirë, ka lindur budalla

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përçarja brenda Partisë Demokratike i ka kthyer përkrahësit e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës përballë njëri-tjetrit, tashmë duke degjeneruar edhe në ofendime. Pas një shkrimi satirik që deputeti Agron Gjekmarkaj kishte publikuar ditën e djeshme, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit Çim Peka.

Peka zbulon në rrjetet sociale një bisedë, që pretendon se e ka bërë me Gjekmarkajn, dhe nuk nguron ta quajë këtë të fundit “budalla të lindur”.

Ja çfarë shkruan Peka:

Andej nga fillimi shtatorit nje telefonate e rendesishme me vjen nga Italia. Ishte Profe Goni, tashme deputet si zv i Gjuzit. Cilesia e ligjvenesve ishte rritur mendova, dhe ju pergjigja. Kam nje ceshtje me rendesi globale me thote Profe Goni, instaloje urgjent “Signal” qe te mos pergjohemi. Mendova shume e rendesishme do jete perderisa edhe sekretarja e Mark Markut ka mesuar se ekziston “Signal”. E instalova dhe marr Profen ne tel: Cfare eshte Profe? Degjo me thote: “Kam takuar nje mik te perbashket, kjo non grata nuk qenka asgje. Mbushja mendjen Berishes te vij diku ne Europe se do ta takojme me nje qe ka qene President i SHBA deri ne 2020, do rikandidoj prape dhe do fitoj ne 2024, emrin mos ma kerko se kush eshte. Por po te pranoje Berisha rregullohen problemet artificiale me SHBA dhe doktori duhet te kthehet ne krye te PD” Duke pare sekretin e rendesishem per te ardhmen e PD, i thashe qe do ti them. Mbylla tel dhe mendova qenka jo vetem me mikun tim italian por qenka dhe me Profe Markun dhe paskan kthyer ndonje gote. Kur te nesermen shikoj sms qe nuk me pushonin ne “Signal”.  “Cimi fole me Doktorin, do vij? Eshte shume e rendesishme, etj etj”. Kuptova qe nuk ishte i pire nje nate me pare por paska lindur budalla. Fola, i thashe dhe nuk vjen. Pas kesaj Profe Goni u kthye ne Tirane dhe ju bashkua Lulit ne nismen per ta shpetuar PD-ne nga baza e saj anti-amerikane. Edhe une e kuptova qe nuk me duhet me “Signal” per biseda kaq te rendesishme. E fshiva i zhgenjyer nga mundesia e humbur!!! 11 Dhjetori me duket shume larg per te shpetuar nga keta lloj delirantesh apolitik.

Zjarr Tv Ad