Gazetari për deklaratat e Ramës: Në Thumanë, ku dridhej toka, ishte FSK-ja që e morën nën kontroll situatën

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Halil Berisha përmes një shkrimi në Facebook ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama dje në lidhje me ndihmën e ofruar nga Serbia dhe Kosova në tërmetin e 26 nëntorit 2019.

Ai shkruan se në Thumanë, ku çdo 10-15 minuta dridhej toka, e kishte njerëz nën rrënoja, ishin Forcat e Sigurisë së Kosovës ato që e morën nën kontroll situatën prej ushtrisë së Shqipërisë.

Ai shton se Edi Ramës i parafytyrohen veç forcat serbe, po ai asnjëherë nuk i harron ushtarët e Kosovës se si ishin të parët që kur dyshonin për të mbijetuar hynin nën rrënoja.

Postimi i plotë i gazetarit Berisha:

Edi Rama i përmendi forcat serbe si ndër t’parët që i shkunë në ndihmë kur ndodhi tërmeti.

Unë, si një gazetar i ekipit të Infokusit që shkoi menjëherë atje në mënyrë vullnetare pavarësisht rrezikut po i kujtoi do momente.

Momente se qysh në vendin ma t’rrezikun, n’Thumanë, ku çdo 10-15 minuta dridhej toka, e kishte njerëz nën rrënoja, ishin FSK-ja ata që e morën nën kontroll situatën prej ushtrisë së Shqipërisë.

Kjo për arsye të përgatitjes e edhe pajisjeve, të cilat iu mungonin ushtrisë Shqiptare, kjo për shkak të politikanëve si Rama.

Pajisje që përmes nxehtësisë gjenin trupat se ku janë nën rrënoja, duke e ndalu metodën që bëhej deri atëherë, ku me bagerë e pajisje të rënda gërmonin përmbi rrënoja, duke rreziku edhe të mbijetuarit e ngujuar.

Prej Thumanës, shkuam në Durrës, ku nuk ka pas asnjë vend që bëheshin kërkime e që ishin më të rrezikshme që nuk ishte FSK-ja bashkë me Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

Nashta ju kujtohet edhe Qeni Hero i FSK-së që i gjeti një numër të madh të trupave.

Tash, ka mundësi Edi Ramës i parafytyrohen veç forcat serbe, po unë asnjëherë nuk kam me i harru ushtarët e Kosovës se si ishin të parët që kur dyshonin për t’mbijetuar hynin nën rrënoja.

Unë, si dëshmitarë i shumë ngjarjeve në ato ditë, nuk kam me i harru asnjëherë ndihmat që vinin në krejt Shqipërinë prej Kosovës e edhe krejt urimet që i bonin qytetarët që nuk kishin as shtëpi e as ushqim.

Unë asnjëherë nuk kam me harru një grua 80-vjeçare në Thumanë që kur e mori vesh që jam prej Kosovë, ia nisi me kajtë e m’kapi përqafe.

Pra, nëse Edi jo, populli e din se kush iu ka dalë në ndihmë e edhe e din se kush pret me i dal në ndihmë sa herë t’ketë nevoje.

Zjarr Tv Ad