Gazetari, Bledi Mane dha sot intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP të martën e kaluar.
Teksa foli për hyrjen e tij, ai zbuloi se e kishte nisur lojën pak i trembur për shkak të gjërave që kishte thënë më herët për Luiz Ejllin.
Bledi Mane shpjegoi se për shkak të deklaratës që kishte bërë mbi Luizin, duke thënë se ky i fundit ishte i varur nga bixhozi, kishte marrë kërcënime të shumta nga mbështetësit e këngëtarit shkodran.
“Unë kisha bërë një deklaratë se Luizi është i varur nga bixhozi dhe të luash bixhoz nuk është turp sepse është diçka e ligjshme.
Kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulme të mëdha. Më kanë kërcënuar në jetë dhe hyra në shtëpi i frustruar dhe shikoja njerëzit nga jashtë dhe aty brenda duhej të ishe i kujdesshëm, isha më i informuar.
Nisa pak i trembur lojën dhe kur dola jashtë gjërat ndryshuan”, vazhdoi më tej ai.Bledi u largua në nominimin që ishte me Kiarën dhe Luizin, pasi dëshiroi që sipas tij të mos ndante çiftin.