Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në Gjermani, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka takuar Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman. Tema kryesore e diskutimit të takimit ishte nisja e procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë, gjatë Presidencës Kroate. Ndërkohë, Cakaj në një postim në Facebook sa i përket takimit, bëri me dije se gjatë mandatit të saj, Presidenca Kroate po synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gent Cakaj: Pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t’i dhënë shtysë të re procesit të zgjerimit në përgjithësi!”.