Gjendet në Vjosë trupi i dekompozuar i një 35-vjeçari

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person, ende i paidentifikuar, është gjetur pajetë në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar në Fier.

Trupi i viktimës, i seksit mashkull, është gjetur i dekompuzuar rreth orës 13:40.

Nga kqyrja paraprake e viktimës nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

I mbyturi mbante veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Informacioni zyrtar i Policisë:

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera. Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”. Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Personat e interesuar duhet të paraqiten në morgun e spitalit Fier.

Zjarr Tv Ad