Përdorimi i celularit ka anët e mira dhe të këqija. Më poshtë do të mund të lexoni se cilat janë anët e mira, të këqija dhe të shëmtuara të përdorimit të celularit.
E keqja: Bisedat me mesazhe në celular me dikë e bëjnë më të lehtë për të gënjyer
Bëji një foto hundës Pinokio! Zakonet e bisedave me celular ju bëjnë më të prirë për të gënjyer. Sipas një hulumtimi të publikuar së fundmi në Computers and Human Behavior, u gjet se 77% e njerëzve kishin dërguar mesazhe duke gënjyer, sidomos kur ishte fjala për shprehjen e ndjenjave. Në një tjetër studim, pjesëmarrësit në studim ishin 95% më të prirë për të gënjyer kur dërgonin mesazhe me celular se sa kur flisnin me video.
E mira: Mund të ju ndihmojë që të humbni peshë
Të dërgosh mesazhe për arritjet tuaja në fitnes, të tilla si “kam ecur 10,000 hapa dje” apo “kam ngrënë këto fruta” dhe të marrësh mesazhe ditore rreth të ushqyerit të shëndetshëm mund të ju ndihmojë që të humbni peshë, sipas hulumtuesve të universitetit Duke.
E keqja: Të shkakton dhimbje në qafë
Krahasuar me mbajtjen e kokës lartë, ju vendosni rreth 5 herë më shumë presion në qafë kur ajo është e lakuar për të lexuar një mesazh në celularë apo për të shkruar një të tillë. Ky presion mund të çojë në lëndime kurrizore dhe probleme me qëndrim drejtë. Nëse mundeni, shikoni në celularë duke e ngritur atë në nivel të drejtë me sytë apo thjeshtë vetëm duke shikuar me sy në të pa e lakuar qafën, transmeton Lajmi.net.
E mira: Jeta juaj seksuale ‘nxehet’
Dërgimi i mesazheve erotike mes të rinjve është bërë një zakon tashmë. Për ata të cilët nuk janë ende në një marrëdhënie por pretendojnë një të tillë, mesazhet seksuale janë një mënyrë argëtuese për të flirtuar. Mund të jetë veçanërisht e fuqishme për ata të cilët nuk ndjehen mirë kur diskutojnë për seks ballë për ballë.
E mira dhe e keqja: Marrëdhënia forcohet… ose dobësohet
Përveç se i nxeh gjërat, t’i dërgosh mesazhe partnerit me zemra dhe emoji të tjera me shkrime të dashura, mund ta bëjë që të ndjehet më mirë për ju. Por, kur është fjala për temat e komplikuara, mesazhimi bëhet vetëm telash. Femrat të cilat dërgojnë kërkim-falje përmes mesazheve, duke u përpjekur për t’i rregulluar gjërat, apo përdorin mesazhet për të diskutuar rreth vendimeve të rëndësishme, raportuan kënaqësi më të ulëta në marrëdhënie.