Gjermani/ 14 mijë emigrantë hynë ilegalisht me autobusë e tren

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia federale gjermane raportohet të ketë ndaluar me mijëra emigrantë, në përpjekje e sipër për të hyrë ilegalisht në vend me autobusë apo tren. Pjesa më e madhe e tyre kishin kaluar nga Austria fqinje.

Numri i personave të ndaluar ilegalisht në vend me këto mjete transporti, gjatë vitit 2018, llogaritet të jetë mbi 14 mijë. Një dokument policor për qarkullim të brendshëm, i cili ra në duart e gazetës rajonale “Rheinische Post” tregon se, rreth 8.000 emigrantë hynë në Gjermani me autobusë dhe 6.000 të tjerë me tren.

Ata vinin kryesisht nga Afghanistani, Nigeria, Iraku, Siria dhe Turqia. Kjo situatë krijohet në kohën kur kontrolli i pasaportave në autobusë mund të vështirësohet edhe më shumë, pasi Gjykata europiane e Drejtësisë doli me vendimin se, anëtarësimi i Gjermanisë në zonën e “Schengen”-it ua ndalon kompanive të udhëtimit me autobusë verifikimin e dokumenteve të identitetit të pasagjerëve.

Një kompani gjermane dhe një spanjolle patën ndërmarrë veprime ligjore kundër rregullores gjermane, që ua dikton kontrollin e pasaportave dhe lejeve të qëndrimit përpara kalimit të kufirit.

 

Zjarr Tv Ad