Gjiknuri njeh Berishën si Kundërshtar: Në terren, për ne rival politik është Berisha, por PS do të fitojë minimalisht 45-55 bashki…

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Gjendja brenda Partisë Demokratike, ku Berisha ku humbur vulën ndërsa Basha nuk po i del për zot, ka rritur besimin e Partisë Socialiste për një rezultat më të thellë.





“Jo thjesht për gjyqin e vulës por 40-ta nuk diskutohet, e kam thënë në bazë të rezultateve historike. PS synon nga 45-55 bashki. Besoj që ky do të jetë rezultati“, thotë Damian Gjiknuri.





Edhe pse gjykata e rrëzoi Berishën dhe njohu si PD zyrtare grupin e Alibeajt e Bashës, Damian Gjiknuri thotë për ABC News, se në terren socialistët e prekin realitetin ndryshe nga sa vendosi drejtësia.





“Alibeaj me të tjerët kanë njerëzit e tyre mbështetës. Unë nuk dua t’i zhvlerësoj por pjesa më e madhe e opozitës është rreth Foltores dhe kjo gjë është e dukshme.“, shton Gjiknuri.





Sekretari i Përgjithshëm i PS-së nuk pranon që partia e tij të jetë përgjegjëse për gjendjen ku është sot Partia Demokratike.





“Është spekulim të thuhet se PS ka futur hundët në gjërat e PD. Ne nuk kemi bërë rregulla që dobësojnë opozitën sepse e ka shumë kollaj me një koalicion dhe mund të konkurrojë“, theksoi ai.





Vetë Partia Socialiste nuk do të bëjë koalicion me asnjë aleat në nivel kombëtar. Ajo do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa aleanca të vogla lokale mund të bëhen me minoritarët.





Zjarr Tv Ad