Dhjetë të pandehurit e bandës “Hakmarrja për drejtësi” janë të pafajshëm, ashtu siç ka vendosur Gjykata e Apelit rreth gashtë vite më parë.
Këtë vendim ka lënë në fuqi sot dhe Gjykata e Lartë, duke mos pranuar rekursin e vitit 2017, nga ish-Prokuroria për Krimet e rënda.
Më 13 shkurt 2017, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dha pafajësi për 10 anëtarët e “Hakmarrjes për drejtësi, të akuzuar për disa vepra të rënda penale dhe të dënuar nga shkalla e parë me dënime nga 15 vite deri në burgim të përjetshëm.
Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Pasho Novruzaj, Gezim Gjoni dhe Dritan Hate u shpallën të pafajshëm pas më shumë se dy dekadash përballje me drejtësinë. Vendimin e rreth 6 viteve më parë e ka lënë në fuqi sot dhe Gjykata e Lartë.
Ish-Prokuroria për Krimet e Rënda i akuzonte anëtarët e bandës për veprat penale: “Akte terroriste”, “Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese”, “Vrasje me dashje” e mbetur ne tentative”, “Vjedhje me pasoje vdekjen” ne dy raste, ne tre rastemne pese raste, “Vjedhje e bankave dhe arkave te kursimit” ne dy raste, “Rrembim dhe mbajtje peng e personit ne rrethana lehtesuese” ne bashkepunim, ne formen e organizates kriminale, etj.
Relatori i çështjes, gjyqtari i lartë Ilir Panda, ka vendosur këtë të mërkurë që të rrëzojë rekursin e vitit 2017, duke kopsitur përfundimisht këtë dosje.
Anëtarët e bandës famëkeqe “Hakmarrja për drejtësi” kanë fituar azil në disa vende evropiane, si Belgjikë dhe Zvicër, pasi u larguan nga Shqipëria pët t’i shpëtuar një vendimi kundër tyre.
Ata mund të ktheheshin në Shqipëri pas vendimit të marrë në 2017, ndërsa sot pafajësia e tyre është e vulosur dhe nga Gjykata e Lartë.