Gjyqtari shqiptar përzgjidhet në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje Herzegovinës/ Manjani shpërthen ndaj politikanëve: Turp! Ky quhet shtet karagjoz!

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook ka shpërther ndaj elitës politike pas emërimit të shqiptarit Ledi Bianku si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje Herzegovinës, ndërkoë që Gjykata Kushtetuese e jona akoma nuk është e plotësuar sepse mungojnë së paku 3 gjyqtarë.

Manjani shkruan në rrjetin social: Ledi Bianku shërbeu gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, i përzgjedhur nga shteti shqiptar.

Sot ai është përzgjedhur të shërbejë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje Herzegovinës. Shteti ynë nuk kishte një vend në Gjykatën Kushtetuese të boshatisur, për gjyqtarin e tij!!!!

Ky quhet shtet karagjoz! Turp sa më ska! Le që kush e humbi turpin ta gjejnë shtetarucët tanë!? Nuk na ka hije, jo!

Zjarr Tv Ad