Goditën e shtypën me makinë 24 vjeçarin italian/Gjykata merr vendim për tre të rinjtë shqiptarë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I riu italian që humbi jetën Filippo Limini, 24 vjeç nga Spoleto, fillimisht u godit me grusht nga 20-vjeçari me origjinë shqiptare, Denis Hajderlliu dhe më pas u godit me “Opel” nga 19-vjeçari Brendon Kosiqi.

Prokuroria kishte kërkuar lënien në burg të tyre, por gjykatësi ka vendosur dërgimin e tyre në arrest shtëpie, shkruan Panorama.

Arsyet e paraqitura nga gjyqtarja Natalia Giubilei paraqesin një pikë të rëndësishme në favor të të dyshuarve, pasi gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se nuk donin të vrisnin Filippo por vetëm shpëtonin nga agresioni i grupit “Spoleto” që kishin rrethuar makinën e tyre.

Gjykatësi hetues shkruan, duke iu referuar të dyshuarve, që të tre “demonstruan me rastin e mos kontrollit të impulseve të tyre të dhunshme, siç del nga modalitetet e sjelljes, për arsye absolutisht të kota”.

Gjyqtarja thotë se djemtë janë pa precedentë penalë, me përjashtim të Kevinit, të cilët nuk kanë të dhëna policore, rrethana që “dëshmojnë për një thellësi jo të lartë kriminale”.

Zjarr Tv Ad