Google dhe Facebook/ Nën presion për të ndaluar reklamimin e fëmijëve

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Firmave të teknologjisë ju është kërkuar që të ndalojnë reklamimin për moshat nën-18 vjeç në një letër të hapur të nënshkruar nga deputetë, akademikë dhe mbrojtës të të drejtave të fëmijëve.

Reklamimi i sjelljes jo vetëm që prek privatësinë por i vë të rinjtë nën presion të padrejtë të marketingut -shkruhet në letër.

Letra i drejtohet Google, Amazon, Apple, Facebook dhe Microsoft.

Në një lëvizje të veçantë YouTube në pronësi të Google, akuzohet për nxjerrjen e të dhënave në mënyrë të paligjshme duke filluar nga pesë milion persona, nën moshën 13-vjeç në UK (United Kingdom).

Ligjet evropiane për mbrojtjen e të dhënave ndalojnë nxjerrjen e tyre në mënyrë të paligjshme për fëmijë të vegjël.

Fakti që kompanitë e teknologjisë së lartë mbajnë 72 milion pika të dhënash mbi një fëmijë në kohën kur ata mbushin 13 vjeç, tregon shkallën e shpërfilljes së këtyre ligjeve dhe mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të cilës i nënshtrohen fëmijët, shkruhet ne leter.

Ju, kompanitë më të fuqishme në internet, keni përgjegjësinë të mbroni përdoruesit tuaj.

Lufta ligjore në YouTube
Midis 23 nënshkruesve është edhe deputetja Caroline Lucas dhe psikologia Dr Elly Hanson.

Ajo u koordinua nga Plani Global i Veprimit, i cili argumenton se reklamimi në internet përshpejton konsumizmin dhe shton presionin e panevojshëm në planet.

Të gjitha firmave të përfshira u është kërkuar të komentojnë por asnjëra ende nuk është përgjigjur.

Veçmas, mbrojtësi i privatësisë Duncan McCann po hedh në gjyq Google në emër të pesë milion fëmijëve britanikë, duke pretenduar se ai theu ligjet e privatësisë duke ndjekur fëmijët në internet, në kundërshtim me ligjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropiane për mbrojtjen e të dhënave.

Çështja, e paraqitur në Gjykatën e Lartë të UK në korrik, do të kontestohet fuqimisht nga YouTube e cila do të argumentojë se platforma e saj nuk është për fëmijët e moshës nën 13 vjeç.

Z. McCann, i cili ka tre fëmijë nën atë moshë, beson se dëmet midis 100 dhe 500 mund të paguhen për fëmijët për të cilët zbulohet se u janë prekur të dhënat.

Zjarr Tv Ad