Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e tillë ka ndodhur në fshatin Vagalat të Finiqit, ku grabitësit kanë grabitur një banesë dykatëshe e më pas i kanë vënë flakën. Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme ndërsa banesa e grabitur dhe e djegur, është në pronësi të Stefan Cakës. Banorët thonë se janë grabitur rreth 3 milionë lekë të vjetra, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga ana tjetër mësohet se banorët kanë kërkuar polici të minoritarëve që tu ruajë pronat.