Grabitja në Rinas/ Paloka ironizon: Policia ‘e zënë’ duke dhunuar qytetarët

0
7

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur ditën e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza, ku persona të armatosur e me maska vodhën një sasi të kosniderueshme parash.

Në një postim në facebook, Paloka shkruan se vjedhja në Rinas sipas tij është “deja-vu”, ndërsa thekson se ndodhi pikërisht pak muaj përpara zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

De-ja vu

Grabiten miliona euro.

Ne te njejtin vend ( brenda aeroportit, Rinas)

Me te njejten menyre ( grabitje me arme furgonit te blinduar nga grabites me uniforma ushtarake dhe makine shteterore).

Grabitesit u larguan ne te njejtin drejtim.

Grabitja ndodh ne te njejtin konteks kohor dhe politik ; pak muaj perpara zgjedhjeve.

Policia edhe kete here eshte e zene duke dhunuar qytetaret e thjeshte

A mund te jene te gjitha rastesi ?!

P.S

Harrova nje “detaj”; kete here ka dhe te vrare…