Greqia pezullon punonjësit e spitaleve që nuk vaksinohen nga 1 Shtatori…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greqia është duke hasur rezistencë në vaksinimin e disa kategorive dhe grupmoshave, situatë që sipas autoriteteve po e çon vendin drejt një tjetër krize shëndetësore prej pandemisë. Nisur nga kjo, duke filluar nga data 1 Shtator, qeveria greke ka vendosur që të pezullojë nga puna punonjësit e sektorit shëndetësor që nuk vaksinohen, raporton abcnews.

Gjasat janë që e njëjta praktikë të ndiqet edhe me kategori të tjera gjatë ditëve apo javëve në vijim.

Giannis Oikonomou, tha sot për mediat se do të duhet që të vaksinohen edhe 1 milion grekë, në mënyrë që vendi të futet në shina të sigurta për përballimin e pandemisë.

Ai u shpreh se janë kryesisht të rinjtë që refuzojnë të vaksinohen, por raste të tilla shihen shpesh edhe në stafet e sektorit të shëndetësisë sipas tij.

Greqia është duke kaluar kulmin e valës së katërt të pandemisë aktualisht duke shënuar nga 3-4 mijë raste të reja çdo ditë.

 

Zjarr Tv Ad