Grupi i Rithemelimit te selia e PD, Basha i qetë, pi kafe dhe bisedon me gazetarët

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha i qetë është duke konsumuar një kafe me gazetarët që mbulojnë Partinë Demokratike.

Siç shihet edhe në foto Basha është i qetë, teksa bisedon me gazetarët, por situata nuk është e njëjtë në selinë e PD. Pak minuta më parë atje shkuan anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, që sipas tyre kishin shkuar për një mbledhje pune, por që dera e selisë nuk u hap që të futeshin brenda.

Kujtojmë që në selinë blu po bëhen punime, këtë e faktoi edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili tha se po bëhen punime dhe gazetarët nuk mund të futeshin brenda.

Ndërkohë nga jashtë shihet se në dritaret e katit të dytë janë vendosur banera të flamurit shqiptar dhe një baner tjetër gjigant ku shkruhet: “Partia Demokratike e Shqipërisë, zgjedhim të ardhmen!”.

Zjarr Tv Ad