Nga Kastriot Islami
A. Ngjashmëritë
1. Guinea është një nga vendet më të pasura të kontinentit afrikan, veçanërisht në boksite, por qytetarët e saj janë ndër më të varfrit në Afrikën Perëndimore. Kurse Shqipëria ndonëse ka shumë pasuri natyrore dhe vendndodhje fantastike në Detin Mesdhe (në mesin e dheut), me shume diell e i lagur nga 2 dete, është ndër vendet më të varfëra në Europë e Ballkan… Kjo është një pikë e parë ngjashmërie mes dy vendeve që ka tërhequr shumë aktorë globalë…
2. Në 2020, pas ndryshimit të Kushtetutës, Presidenti i Guinesë A. Konde, në zgjedhje të kontestuara, grabiti mandatin e tretë, duke u akuzuar nga opozita për grusht shteti kushtetues e manipulim të zgjedhjeve… Kurse në Shqipëri, në vitin 2021, Kryeministri Edi Rama duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën, duke blerë votat e kërcënuar votuesit me ‘patronazhistët’ dhe individët me rekorde kriminale grabiti mandatin e tretë duke u akuzuar për ‘masakër elektorale’. Ngjashmëria është perfekte, për më tepër që dy mbështetësit e ‘mëdhenj’ të presidentit të Guineas e Ramës në Tiranë kanë qenë Soros e Blair; arsyet njihen nga të gjithë qytetarët në Guinea e Shqipëri.
3. Dyshime për marrëdhënie korruptive të A. Konde me Xhorxh Soros e Toni Blair. Në vitin 2012, por edhe më vonë, mediat vendase të Guinesë e ndërkombëtare kanë shkruajtur për disa skandale ku hidheshin dyshime për implikimin në marrjen e rrushfeteve nga presidenti Alfa Konde, ku kanë qenë të përfshirë Xhorxh Soros e Toni Blair (https://www.dailymail.co.uk/news/article-5402339/Tony-Blair-links-George-Soros.html). Ja se çfarë shkruhej në gazetën britanike Daily Mail në 2012: ‘Fondacioni im i bamirësisë po ndihmon Presidentin e Guinesë së bashku Fondacionin Soros’, i shkruan Blair zonjës Clinton në një email të zbuluar në shkurt 2012, duke shtuar se ‘ndihma financiare për Guinenë do të ishte më e madhe pasi Konde të fitonte në zgjedhjet presidenciale…’. Ka po ashtu shumë dyshime në Shqipëri të hedhura në media për marrëdhënie korruptive të Edi Ramës me këta aktorë globalë..
4. Xhorxh Soros negociator i qeverisë së Guinesë… Gjatë kësaj periudhe, Soros kishte marrë përsipër të vepronte si një negociator zyrtar i qeverisë së Guinesë….’. Po ashtu, media izraelite Haretz (https://www.haaretz.com/israel-news/diamonds-big-mining-and-soros-the-fall-of-beny-steinmetz-once-israel-s-richest-man-1.5476031) do të shkruante gjerë e gjatë për ‘implikimin e Xhorxh Sorosit në skandalet e minierave të diamantit dhe të njërës nga minierat më të mëdha të hekurit në botë’, në artikullin e 23 janarit 2021 me titull ‘Diamante, Miniera më e madhe në botë dhe Soros: Rënia e Beny Steinmetz, njeriu më i pasur i Izraelit (me pasuri 8 miliard dollarë)’…
Janë të ngjashme implikimet e Ramës e sidomos të trashëgimtarit të tij me Xhorxh Soros dhe tanimë me të birin e tij Aleks, ndonëse duket sikur në rastin shqiptar palët janë përpjekur me arrogancë e cinizëm të mos lejojnë asnjë informacion të dalë në media apo rrjetet sociale. Në Shqipëri ka shumë deklarime politike, deri të fundit për shpallje non-grata të Soros, për lidhjet e këtij të fundit me Edi Ramën e trashëgimtarin e tij..
B. Dallimet
1. Në 5 shtator 2021, Presidenti Konde merret peng… Presidenti Alfa Konde u mor peng nga disa ushtarakë të drejtuar nga koloneli Doumouya. Ne daljet e tij mediatike, koloneli do të deklaronte ‘se veprimi i tij ushtarak s’është grusht ushtarak shteti, por veçse një veprim i mbështetur nga qytetarët e Guinesë për të neutralizuar grushtin e shtetit kushtetues dhe manipulimin e zgjedhjeve nga presidenti Konde i cili grabiti mandatin e tretë…’ Duke shtuar se ‘Nëse njerëzit shtypen nga elitat e tyre, i takon ushtrisë t’i japë njerëzve lirinë e tyre.’ Koloneli një ‘ushtarak karizmatik’, kishte qenë ish-ushtarak francez në moshën 41 vjeç duke kryer me rezultate të shkëlqyera trajnimin e specialistëve të mbrojtjes operacionale në Akademinë Ndërkombëtare të Sigurisë në Izrael, si dhe trajnimin ushtarak elitar në Gabon e Francë. Edi Rama është ende në pushtet dhe me arrogancë e në mënyrë cinike tallet me qytetarët…
2. Guinea, Kina dhe Rusia. Në median ndërkombëtare shkruhet se ‘aktualisht, Kina s’është e vetmja ekonomi e madhe globale me interes strategjik në rezervat e boksitit të Guinesë. Rusia po ashtu ka treguar interes në rritje për Guinenë. Në të vërtetë, Kompania Rusal, e dyta më e madhja në botë zotëron një rafineri boksiti në Guinea. ‘ Prania e firmave ruse e kineze shkruhet në median botërore pasqyron qartë një ndryshim në aleancat gjeopolitike të Guinesë për ti dhënë përparësi marrëdhënieve të mira me Kinën e Rusinë. Guinea pas Kondes, kërkon të mos varet ekskluzivisht nga ndihma e SHBA e BE e kushtet e rrepta të vendosura prej tyre…Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka partnere strategjike SHBA, këto të artikuluara nga të gjithë faktorët e rëndësishëm politikë në vend..
III. Mbetet për tu ndjekur…
1. Ish-Presidenti Konde i Guinesë është aktualisht në ekzil në Turqi. Ish-Presidenti i Guinesë, i përmbysur më 5 shtator 2021, ndodhet i instaluar në Stamboll që nga 21 maji, ish-kreu i shtetit të Guinesë e ka përdorur vitin e kaluar për të kënaqur veset e tij. I instaluar në Stamboll që nga 21 maji, fillimisht në një suitë të Conrad Hilton, më pas në një vilë të caktuar nga miqtë turqë me bekimin e Presidentit Erdogan, Ish-Presidenti Konde ndodhet në mbrojtjen diskrete të policisë.. Por natyrisht i shqetësuar për të ardhmen e tij personale dhe pa asnjë perspektivë…Për Edi Ramën kjo situatë post-kryeministër mbetet për tu ndjekur…?!