Helmimi i banorëve në Deçan, reagon Meta dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare: Ndihmojeni me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta shpreh shqetësimin në lidhje me situatën e krijuar në Deçan të Kosovës, ku pothuajse gjithë banorët janë helmuar, dyshohet nga uji.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur shërim të shpejtë personave që janë helmuar.

Kreu i Shtetit thotë se ka besim se institucionet shtetërore përgjegjëse po bëjnë përpjekjet për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve, teksa ka nxitur qeverinë shqiptare që t’i gjendet pranë kosovës me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme.

“Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate.

Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.

Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme.

Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!” shkruan Meta në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad