Heqja e tarifave Roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor/ Manjani ironizon Luigi Soreca: Rrofsh shumë faleminderit, por si fillim na hapni kufinjtë se s’ka pikë kuptimi…

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Luigi Soreca, përshëndeti heqjen e tarifave Roaming për vendet e Ballkanit Perendimor, ku ka deklaruar se shqiptarëve tani u nevojitet vetëm bateri, në aparatin e celularit.

Diçka të tillë nuk e ka lënë pa ironizuar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili i ka kujtuar amabasadorit se të qytetarët e BE-së, mund të lëvizin lirshëm në vendin tonë, por shqiptarët nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë në vendet perendimore, sepse nuk lejohen me pretekstin e përhapjes së Covid-19.

Postimi i Ylli Manjanit:

Rrofsh!

Shumë faleminderit!

Por si fillim na hapni kufinjtë se s’ka pikë kuptimi. Po të jesh me letra europiane lëviz lirisht nga Shqipëria në BE. Ndërsa ne të tjerët me pasaportë shqiptare, madje edhe me passaportë vaksinimi nuk lejohemi!!! Kjo politikë nuk ka lidhje me ndalimin e virusit, por të lëvizjes së lirë.

Zjarr Tv Ad