Historia e shqiptares/Lashë të dashurin se u martua për letra, u lidha me tjetër

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është e vështirë për t’u besuar se si një ven i vogël si i yni prodhon një larmishmëri të tillë ngjarjesh, ku brenda një harku të shkurtër kohor kategoria e kronikës mbushet plot.

Por, shqiptarët nuk prodhojnë vetëm lajme vrasjesh, përdhunimesh, vjedhjesh e kësisoj, pasi qytetarë të shumtë dërgojnë pranë JOQ.al edhe histori personale e sentimentale.
Një grua ka shkruar rreth “aventurës” së dashurisë, të nisur që në moshën 16-vjeçare dhe tani pas vitesh e gjen veten mes dy zjarresh.
Gruaja, e cila shprehet se dëshiron të ruajë anonimatin, shkruan për JOQ.al:
Doja të ndaja me ju një histori të jetës time. Një histori jo normale dhe e vështirë për t’u besuar, por ja që jeta më vuri në të tilla sprovash, ose isha unë që e vura veten në këtë situatë…nuk e di.
Në moshën 16-vjeçare dashurohem marrëzisht me një djalë. Ndenja plot 5 vite më të, për t’u ndarë pasi ai u martua jashtë shtetit për letra, dhimbja ishte e madhe.
Më tha të prisja pasi do të ndahej, por unë nuk e bërë, u lidha me dikë tjetër dhe u martova me të.
I tregova gjithçka për të dashurin tim të parë dhe më pranoi me të gjitha të “metat” që kisha.
U martova me të dhe pas një viti ish-të dashurit i dalin letra dhe më kërkoi. Më tha që më donte akoma dhe donte që të ndahesha nga burri e të martohesha me të.
Pas shumë mëdyshjesh dhe netësh pa gjumë, në debat e sipër, i them burrit që:
unë nuk të dua tu, por dua filanin!
Ndahemi dhe kthehem te ishi. Familja nuk e priti mirë, por unë kisha krijuar ëndrra me të dashurin, kisha imagjinuar një jetë me të dhe kisha rastin që ta bëja realitet.
Nuk bëra dasmë dhe thjesht erdhi në shtëpi, më mori dhe ikëm. U celebruam dhe po jetonin bashkë.”
Por, historia e kësaj vajze që të mban të mbërthyer ndër rreshta nuk përfundon me kaq.
Ajo vijon:
Gjithçka po shkonte mirë e bukur, por magjia mbaroi. Po më mungon shumë burri im (ish burri), aq shumë sa nuk e keni idenë!Burri tani ka ikur në Angli dhe ka shumë besim te unë pasi unë për të lashë gjithçka, madje edhe familjen.
Por unë kam filluar të flas sërish me ish-burrin. Jam takuar me të dhe kam kuptuar që ai është dashuria e jetës time. Ajo e para paska qenë vetëm një fiksim adoleshence.
A ia vlen të rri gjithë jetën me këtë person që jam tani edhe pse nuk e dua?
Apo të kthehem tek burri i parë, tek dashuria ime e vërtetë?
Më ndihmoni ju lutem se po çmendem…”
Komentet u takojnë juve.

Zjarr Tv Ad