I skeduar më parë, pamjet si kap policia të riun e armatosur

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person i cili lëvizte i armatosur në qytetin e Vlorës, është vënë në prangat e policisë.

Qytetarët kanë njoftuar policinë për një person i cili qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e Ujit të Ftohtë.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar pranë një lokali në Ujin e Ftohtë Vlorë personin e dyshuar, i cili sapo ka parë policinë ka tentuar të largohet.

Uniformat blu janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E.H., 29 vjeç, banues në Vlorë.

I riu gjatë tentativës për ti shpëtuar policisë pasditen e djeshme, e hënë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë.

29 vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje në vitin 2012.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, lidhur me veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Zjarr Tv Ad