Imazhi që bën historinë, shkenca fotografon krijimin e një Hëne

0
2

Një rreth pluhuri që rrethon një planet 370 vite dritë larg Tokës mund të tregojë lindjen e një Hëne për herë të parë.

Fotografitë nga observatori ALMA në Kili tregojnë një disk të zbehtë të kuq të pluhurit që rrethon një planet që orbiton yllin e quajtur nga shkencëtarët, PDS 70.

Shkencëtarët thonë se disku i pa parë kurrë më parë është një strukturë e ngjashme me atë që ka çuar në lindjen e Hënave të shumta të Jupiterit.

“Kjo do të na japë njohuri unike në vetitë orbitale të sistemeve diellore në fazat e tyre më të hershme të zhvillimit. Ka shumë gjëra që ne nuk i kuptojmë se si formohen planetët prej zanafillës së tyre dhe tani më në fund kemi instrumentet e nevojshme për të bërë vëzhgime të drejtpërdrejta dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve se si formohet një sistem diellor dhe si mund të formohen planetët e tjera duke nisur nga Hëna e tyre”, ka thënë astronomi, Andrea Isella.