Inagurohet qendra e artizanit në Berat, krijimet e mjeshtrave më parë vizitorëve të huaj dhe vendas

0
1239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inagurohet qendra e artizanit në Berat, krijimet e mjeshtrave më parë vizitorëve të huaj dhe vendas

Që prej ditës së sotme artizanët e Beratit do të kenë më shumë mundësi që të shesin krijimet e tyre si pjesë e vlerave të qytetit, në sajë të një qendre që është hapur fal investimit të bashkisë dhe Shoqatës së Artizanëve “Margarita”. Krijimet në qëndistari, gdhendjet në dru, krijimet në bakër, punimet me rruaza, piktura në gur, punimet me shtiza, gdhendjet në gur dhe në dru, punimet në dru, xunth dhe grep do të jenë pjesë e një ekspozite të hapur në qendrën e artizanit që ndodhet në qendër të qytetit. Veç prezantimit në panaire brenda dhe jashtë vendit artizanët do të mund ti prezantojnë krijimet e tyre në këtë qendër për ti bërë të njohura dhe për vizitorët e huaj dhe vendas që mbërrijnë në këtë qytet. Qendra e artizanit “Margarita”, u inagurua ditën e djeshme, ku kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve vendore, deputetë,  drejtues të institucioneve të artit dhe kulturës si dhe të rinjë, që synojnë të përfitojnë nga këta mjeshtra të artizanit. Adelina Theollori, drejtuesja e qendrës së artizanatit u shpreh në fjalën e saj në hapje të kësaj qendre se tashmë krijimet e mjeshtrave do të mbërrijnë më lehtë tek të interesuarit, por nga ana tjetër në këtë qendër do të zhvillohen dhe kurse për të rinjtë që dëshirojnë të mësojnë nga mjeshtrat e  qytetit.

Ervehe Lushka, mjeshtre e punimeve me grep shprehet se me hapjen e kësaj zyre krijimet e saj dhe të mjeshtrave të tjerë do të gjejnë më lehtë rrugën e shitjes duke u prezantuar për të gjithë të interesuarit.

Hapja e kësaj qendre ka tërhequr vëmedjen dhe të të rinjëve që janë bërë pjesë e saj me krijimet e tyre.

Si një mundësi mjaft të mirë për prezantimin e vlerave të qytetit e shikon hapjen e kësaj qendre dhe kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj.  ///

20160519160640254

 

Zjarr Tv Ad