Inagurohet qendra e re sociale në Kombinat, Ahmetaj: Rindërtimi do jetë krenaria ime personale

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është inaguruar sot në Kombinat të Tiranës qendra e re sociale e rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Gjatë fjalës së tij, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se premtimet e qeverisë për rindërtimin nuk ishin thjesht fjalë në ajër, por një realitet tashmë i dukshëm.

“Në memorien time, rindërtimi ka për të ngelur tërë jetën krenaria ime personale. Se kur shohim qytetarë që hyjnë në shtëpi, familje që gjejnë strehë të ngrohtë, nuk ka kënaqësi më të madhe”, u shpreh Ahmetaj.

“Me 15 mijë famije në nevojë që kanë më shumë se tre fëmijë, do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike. Është shumë? Jo, por lëvizim sipas hapësirës së buxhetit, por është një vëmendje ndaj tyre. Pensionet gjithashtu, për të rinjtë me paketa për t’i bërë më tepër konkurrues. Sepse të rinjtë nesër do të konkurrojnë në hapësira ndërkombëtare.

Tërmeti i 2019-ës, shumë u trishtuan, derdhën lot dhe humbën besimin. Por ne nuk e humbëm besimin. Kur premtuam që do të rindërtojmë, nuk e kishim një fjalë në erë, por një fjalë nga shpirti. Në memorien time, rindërtimi ka për të ngelur tërë jetën krenaria ime personale. Se kur shohim qytetarë që hyjnë në shtëpi, familje që gjejnë strehë të ngrohtë, nuk ka kënaqësi më të madhe”, tha ministri Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad