Inceneratori i Elbasanit/ Këlliçi: Mbyllja e hetimit shpëton Ramën dhe Agaçin! Mesazhi i SPAK, nuk ka drejtësi

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas njoftimit të SPAK se është drejt mbylljes së së  dosjes së inceneratorit të Elbasanit, ku sipas tij po shpëton kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm Engjëll Agaçin.

Postimi i plotë:

SPAK drejt mbylljes së  dosjes së inceneratorit të Elbasanit, shpëton Ramën dhe Engjëll Agaçin. 

Ky është mesazhi që SPAK i çon shqiptarëve: Nuk ka drejtësi. 

Ju bëj thirrje të shpëtojmë vendin! Kryetar gjykate është Edi Rama.

Agaçi mblodhi 14 firma në një ditë për një procedurë të sajuar. Inceneratori i Elbasanit ka dëm ekonomik të provuar. Kostoja e ndërtimit 2.5 herë më e lartë se tregu. 120-150 mijë euro në muaj të mbahet ndezur. Deri në 2 milionë euro në vit. Masakër me euro.

Po legalizojnë korrupsionin.

Duhet t’i japim fund këtyre fundërrinave! Pasnesër të gjithë në këmbë! Të shpëtojmë këtë vend ose do mbetemi si nomadë rrugëve të botës!

Tani mbetet në dorë të shqiptarëve. 

Zjarr Tv Ad