Infektohet me Covid-19 Erion Veliaj/Qytetarët të kenë kujdes

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka dhënë vetë ai, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ku konfirmon se pas testit ka mësuar se është infektuar nga koronavirusi.

Megjithatë, kreu i bashkisë bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, teksa bën thirrje për kujdes nga qytetarët.

Nuk dihet ende se nga është infektuar Veliaj dhe nëse ka infektuar persona të tjera, por pritet gjurmimi i kontakteve nga epidemiologët.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM 🙏🏻❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish”, shkruan Veliaj

Zjarr Tv Ad