Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Brukseli u shpreh se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian.
Me anë të një postrimi në “facebook”, Balla shkruan se është takuar me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.
“Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot”, shkruan Balla.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama dhe një delegacion nga Shqipëria janë në Bruksel, për të raportuar para vendeve europiane për rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së.