Investime te reja per gjelberimin ne Berat

0
1348
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tetë milionë lekë për gjelbërimin në rrugën e re të Beratit, së shpejti realizohet dhe ndriçimi i dëmtuar dy herë. Apelohen qytetarët për ruajtjen e hapësirave publike
BERAT- Një fond prej tetë milionë lekë të vjetra ka investuar bashkia e qytetit, me të cilat Ndërmarja e Gjelbërimit ka mundësuar mbjelljen e 100 pemëve të reja.

Segmenti nga vendi i quajtur “Ypsilon”, në drejtim të Urës së Velabishtit është gjelbëruar për herë të dytë, pasi pemët e para të mbjella u dëmtuan nga ana e vetë qytetarëve. Për të inspektuar sot përfundimin e punës në këtë rrugë të re, e ndërtuar së fundmi, kanë qënë përfaqësues të bashkisë, prefekturës dhe ndërmarrja përkatëse. Nënkryetari i bashkisë, për shërbimet publike, Bledar Blana, bëri me dije se pas investimit për gjelbërimin do të zgjidhet dhe problemi i ndriçimit në këtë zonë, i cili është realizuar dy herë, në vitet 2009 dhe 2013, por që është vjedhur. “Ndërmarja e Shërbimeve Publike, është riorganizuar, po bëhet gati skema për të sjell ndriçimin në ato lagje, ku ajo mungon, pasi është dëmtuar, ose është vjedhur. Politikat tona janë që çdo lagje do të ketë ndriçimin e duhur, tashmë ndërmarja ka dhe një mjet, tip autokull, për të bërë rimontin e duhur atje ku ka dëme,” bëri me dije nën/kryetari i bashkisë.

Drejtori i Ndërmarjes së Gjelbërimit siguroi sot se puna e nisur për mbjelljen e pemëve të reja do të vazhdojë.  “Puna me gjelbërimin do të vijojë me aksin rrugor nga Dogana në drejtim të vendit të quajtur “Ypsiloni”, ku do të mbillen 50 rrënjë kumbulla të kuqe,  dhe më pas do të vazhdohet deri në afërsi të Urës së Goricës, ku do të mbillen 50 pemë të tjera të quajtura fotini”, tha drejtori i Ndërmarjes së Gjelbërimit, Ardit Hoxha.
Kryetari i rajonit me numër 1 Mirel Konomi, nga ana tjetër i bëri thirrje qytetarëve, banorëve të këtij rajoni që të ruajnë hapësirat publike. “Ky segment ka qënë i ndriçuar që në vititn 2009, por që është dëmtuar, po kështu dhe në 2013 është ndriçuar sërisht,  mendojë që ne nuk duhet të arrijmë më në këtë fazë, pasi dhe bashkia nga ana e saj do të marr të gjitha masat për ruajtjen e investimeve, por dhe nga ana tjetër qytetarët duhet të ndërgjegjësohen”, tha kryetari i rajonit.

Zjarr Tv Ad