Ironia e gazetarit me Dritan Lelin: Kush je ti o trim i Labërisë, ti që ia bëre rrupi-supi Edi Ramës, kush është kjo Rakacolli që jep leje për mbledhje në teatër, kur nuk do ti që ta hapësh teatrin?! Të njeh ty kjo apo ngatërron kekun me byrekun?!

0
1298
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazteari vlonjat Ergys Alushi, ironizon kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, pas vendimit të këtij të fundit për të mos hapur sallën e Teatrit “Petro Marko”, për një degjesë me anëtarët e Këshillit Bashkiak.

“…kush je ti o trim i Labërisë, ti që ia bëre rrupi – supi Edi Ramës,  që amanetin e ke të shenjtë dhe nuk ta tret as dheu!”, shkruan Alushi ndër të tjera, ndërsa tregon se Leli nuk dorëzohet pa i dhënë Rama çfarë ai i ka kërkuar në këmbim të largimit. “Nuk e di kjo Rakacolli që ti nuk dorëzohesh pa të dhënë Rama çfarë i ke kërkuar në këmbim të largimit”, vijon ai. Për të shmangur llogaridhënien para anëtareve të Këshillit Bashkiak, Dritan Leli nuk hap sallën e Teatrit me pretendimin se rregullat e pandemisë nuk lejojnë grumbullimet. Ndërkohë, që Ministria e Shëndetësisë i ktheu përgjigje Këshillit Bahskiak të Vlorës dhe i bënte me dije se mund të vazhdonin punën dhe mbledhjet.

Shënimi i plotë i gazetarit:

Kush është kjo Rakacolli që jep leje për mbledhje në teatër kur nuk do ti që ta hapësh teatrin?! Të njeh ty kjo apo ngatërron kekun me byrekun!

Nuk e di kjo se kush je ti o trim i Labërisë, ti që ia bëre rrupi – supi Edi Ramës,  që amanetin e ke të shenjtë dhe nuk ta tret as dheu! Nuk e di kjo Rakacolli që ti nuk dorëzohesh pa të dhënë Rama çfarë i ke kërkuar në këmbim të largimit!

E more trim labërie sikur ta di Vlora se çfarë ke kërkuar ti! Nejse, kemi kohë boll para për t’i thënë, por ti mos u dorëzo njëherë përnjëherë se ditë më të mira do vijnë për ty!

Zjarr Tv Ad