Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përmes një statusi në Facebook, ka thumbuar nismën më të re të qeverisë, ku OJQ-ve u është kërkuar tranparencë mbi fondet që marrin, me pretekstin se me anën e tyre po pastrohen para.
Manjani shkruan se të gjithë që nuk janë të qeverisë duhet të hetohen, ndërsa koncensionarët, offshorsat dhe kullaxhinjtë anonimë që punojnë me leje nga qeveria jo, ata janë të ndershëm.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit:
Pas gjykatësve dhe prokurorëve, radhën e kanë OJQ që të japin llotari për pastrimin e parave…!!! Të gjithë pastrojnë para në këtë vend! Gjykatës, prokurorë, OJQ, gazetarë, avokatë, opozitarët po e po, pastrojnë para. I gjithë populli pastron para. Vetëm koncensionarët, offshorsat dhe kullaxhinjtë anonimë që punojnë me leje nga qeveria jo. Ata janë të ndershëm…
Ore e meritojmë këtë qeveri që kemi!