
Largimi i Skënder Gegës nga drejtimi i Partizanit ishte shumë i papritur dhe si duket i ka lënë të papërgatitur drejtuesit e klubit të kuq.
Megjithatë, tek kampionët e Shqipërisë kanë nisur menjëherë lëvizjet dhe drejtori Olsi Rama ndodhet në Itali, pikërisht për të sjellë një emër me peshë tek Partizani.
Sikurse raporton RTSH Sport, tek Partizani mund të vijë ish-trajneri i Romës dhe Lazios, çeku 72 vjeçar, Zdenek Zeman. Mbetet për t’u parë në vijim nëse në lidhje me këtë çështje do të kemi diçka konkrete.



