“Unë isha në zyrë duke punuar, më pas kishim dhe një mbledhje. Unë u ndjeva e trishtuar nga pamjet që pamë në TV. E trishtuar që PD ndodhet në një moment të vështirë.” Kështu u shpreh sot deputetja e PD Jorida Tabaku, kur u pyet për përplasjen dje në zyrat e PD. Si deputetet dhe nënkryetare e kësaj force politike, Tabaku foli dhe për takimin me ambasadorët sot.
“Ndonjëherë në politikë vlejnë më shumë aktet dhe veprimet. Ishtë një takim me PD zyrtare. Një takim me kryetarin e PD për të diskutuar për situatën. Ata erdhën për një takim zyrtar për Partinë Demokratike. Unë besoj që ndodhemi në një situatë ku nuk ka rëndësi që të përfshijmë asnjë palë të tretë”, shtoi ajo në News 24.
Pjesë nga fjala e Jorida Tabakut:
Ky ishte një takim i përbashkët, i cili erdhi dhe në vazhdën e zhvillimeve në PD. Ambasadorët erdhën këtu për të diskutuar për situatën në të cilën ndodhemi. Ambasadorët mbajnë qëndrimet e tyre mbi zhvillimet në vend.
Ndonjëherë në politikë vlejnë më shumë aktet dhe veprimet. Ishtë një takim me PD zyrtare. Një takim me kryetarin e PD për të diskutuar për situatën. Ata erdhën për një takim zyrtar për Partinë Demokratike. Unë besoj që ndodhemi në një situatë ku nuk ka rëndësi që të përfshijmë asnjë palë të tretë.
Diskutuam për zhvillimet e fundit në PD dhe për të ardhmen e saj. Në interes të të gjithëve është një betejë e opozitës në Kuvend. Në fund të ditës të gjithë janë të interesuar që fokusi të jetë te kundërshtari ynë real, Edi Rama.
– Unë isha në zyrë duke punuar, më pas kishim dhe një mbledhje. Unë u ndjeva e trishtuar nga pamjet që pam në TV. E trishtuar që PD ndodhet në një moment të vështirë. PD nuk është një bandë, ka struktura, ka statut, ka procedura sesi ka funksionuar në 31 vite.
Nuk ishte një Kuvend ligjor i PD, një Kuvend statutor i PD. Nuk pati asnjë procedurë statutore për verifikimin e mandateve. Nuk di të them për delegatët sepse nuk pati transparencë.
Duke treguar me qetësi dhe maturi që PD në shumicë do të jetë në 18 dhjetor. Me të gjithë strukturat dhe vështirësitë janë në terren, për Kuvendin e vetëm dhe ligjor me datë 18 dhjetor. Duke njohur ato struktura që i ke votuar vetë, ato procedura që janë ndjekur në 31 vite.