“Ishalla ka orarin e prerjes së thonjve, prandaj iku”, Korreshi: Ku keni rritur rrogat? Studenti as sufllaqe nuk ha dot

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk ka kursyer ironinë ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit. Korreshi tha se rritja e rrogave është një tjetër gënjeshtër, pasi sot studentët jo vetëm përballen me çmimet e larta por s’kanë para as për sufllaqe.

Nga ana tjetër theksoi deputeti, bizneset nuk po gjejnë dot punëtorë me këto kosto të trefishuara.

Saimir Korreshi: Buxheti më i madh historik, ndaj ka shumë persona në sallë. Ishalla ka orarin e prerejes së thonjve dhe ndaj ka ikur. Kjo është dita më e zezë e fukarallikut. Tha kolegia se buxheti nuk është thjesht shifër, toberstafulla, qeka dhe politikë. Gënjeni, kur thoni se keni rritur rroga, keni rritur vetëm bukën, e dini se sa janë rrogat në Lushnje? 250 mijë lekë të vjetra, sfidoj secilin nga ju që ta mbajnë në xhep aq lekë.

Se në Tiranë, studentët kanë 700 mijë lekë vetëm konviktet, e dini ju se këto rroga sidomos mësuesit i keni degëdisur. Ju thoni se biznesi po bën namin. Cfarë biznesi po bëni ju, kostot janë trefishuar. Biznesi është në ditën e tij më të zezë, biznesi nuk po gjen punëtorë, se rrogat janë mizerabël. Në të shumtën e rasteve nuk u paguhen sigurimet. Profesionet e lira po i ngulni nga një taksë tjetër.

Arsimi, ku është arsimi? Sa degë janë mbyllur? Se ne harrojmë që ti akreditojmë universitetet tona. Se harrojmë ne se duam një lek. Kjo është, pse ikin, se Italia investon tek studenti, ai që është me rezultate të mira merr bursë, se këtu as sufllaqe nuk ha dot.

Zjarr Tv Ad