Itali, grabitësi shqiptar terrorizon familjen, mban peng djalin 10 vjeç

0
1578
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar ka mbajtur peng një fëmijë 10 vjeç pasi u zbulua ngjatë një grabitjeje.
Ngjarja ka ndodhur në Padova, ku shqiptari kishte hyrë në një banesë me qëllim grabitjen.
I zoti i shtëpisë pasi ka dëgjuar zhurma është ngritur për të kontrolluar dhe aty ka pikasur grabitësin.
Në këto momente për të shpëtuar, shqiptari ka rrëmbyer një thikë nga kuzhina dhe ka hyrë në dhomën e fëmijëve.
Shqiptari ka marrë djalin e vogël 10 vjeç duke i vënë thikën në fyt ndërsa ka detyruar prindërit e tij që t’i japin paratë dhe sendet me vlerë.
“Shpëtimtarja” ka qenë vajza 15 vjeç, e cila ka dalë nga shtëpia dhe ka lajmëruar një patrullë policie.
Policia më pas ka ndërhyrë me shpejtësi duke vënë në pranga shqiptarin.

 

 

Zjarr Tv Ad