Itali, shpërthim në një pallat në Romë, 9 të plagosur

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim ka shkatërruar një pallat tre katësh në Rocca di Papa, një provincë e kryeqytetit italian, Romë.

Të paktën 9 persona kanë mbetur të plagosur , mes të cilëve kryebashkiaku Emanuele Crestini dhe tre fëmijët.

Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, duke shkaktuar shembjen e disa pjesëve të ndërtesës, shumë pranë qendrës së Komunës.

Në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 118 forca zjarrfikëse të cilat po kërkojnë nëpër gërmadha për të mbijetuar të tjerë.

Forcat zjarrfikëse, duke pasur frikë për një shpërthim të dytë në brendësi të pallatit kanë bllokuar zonën dhe kanë evakuuar banesat në qendrën historike. ‘Nga dëshmitë e para- shpjegon në një njoftim Italgaz- ka qenë e mundur të mësohet që rrjedhja e gazit, që shkaktoi shpërthimin, është shkaktuar nga dëmtimi i një tubacioni nga ana e një ndërmarrjeje të panjohur nga Italgaz, që po bënte punime nëntokë përpara sallës së bashkisë.

Nga ky shpërthim tre fëmijë janë plagosur nga copat e xhamit, të cilat u thyen pas shpërthimit.
Një prej tyre është shoqëruar në spitalin Bambino Gesu në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët në spitalin Frascati më pak të lënduar. Fëmijët në momentin e shpërthimit ndodheshin në trotuarin poshtë ndërtesës, ku ndodhet shkolla e tyre.

 

Zjarr Tv Ad