Italia, një ligj të ri ‘Sanatoria’ për pajisjen me dokumenta të emigrantëve

0
2501
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria italiane po analizon mundësinë e aprovimit të një ligjit të ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi emigrantët që jetojnë e punojnë ilegalisht  në Itali. Kusht është të dëshmojnë se kanë gati një kontratë punësimi si dhe derdhja e një kontributi financiar nga ana e punëdhësit. Në Itali e njohin me emrin “Sanatoria”, apo amnistia për rregullimin e situatës së emigrantëve klandestinë që punojnë ilegalisht apo që nuk gjejnë dot punë pasi nuk kanë leje qëndrimi, njofton Oranews. Sanatoria e fundit në Itali është bërë në vitin 2012.Aktualisht llogaritet se numri i emigrantëve klandestinë në Itali është rreth 600 mijë. Sanatoria e re është propozuar nga iniciativa popullore “Ero straniero” dhe e mbështetur nga forca politike “+ Europa”.

Ky draft ligor po ekzaminohet në komisionin parlamentar të Cështjeve Kushtetuese dhe ka gjetur mbështetjen e ministres së Brendshme Luciana Lamorgese e cila gjatë një interpelancë në këtë komision ka pohuar se qeveria synon të marrë në vlerësim e t’i gjej zgjidhje kuadrit kompleks të situatës së majft emigrantëve të parregulltë në Itali.

Vlerësohet se nga kjo  do të përfitojnë rreth 300 emigrantë nga mbi 600 mijë që është numri i tyre. Por senatoria e pritet të sjellë dhe një avantazh ekonomik për arkën e shtetit. Llogaritet që kontributet e derdhura nga praktikat e emigantëve për procedurat e pajisjes me leje qendrimi si dhe taksimet e sigurimeve do të sjellin për arkën e shtetit një përfitim prej 1.2 miliardë euro.

Avantazhi ekonomik mund të jetë afatgjatë pasi me marrjen e lejes së qëndrimit emigrante bëhen kontribues aktiv për shtetin dhe ekonominë italiane. Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore nga sanatoria e vitit 2012 rezultojnë ende sot rreth 80% emigrantë të punësuar që përfituan nga normativa e saj. Sanatoria e re parashikon të lë jashtë emigrantë që kanë apo kanë pasur probleme me drejtësinë italiane apo që dyshohen se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

Zjarr Tv Ad