Nga Iva V.Grillo: Ku është SPAKU? Ku fle SPAKU?

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ku dhe me ke fle SPAKU?

Pas vendimit te Gjykates Kushtetuese lidhur me ceshtjen e Teatrit Kombetar, pritej qe SPAKU, si organi qe eshte ngritur per te “gadit” punet e shqiptareve, te reagonte duke siguruar qe drejtesia te vihej ne vend. Gjykata Kushtetuese hoqi cdo lloj alibie te mundshme qe mund te kishte deri tani “SPAKU i gjithepushtetshem” per mos vepruar. Por duket se ne vend te SPAK-ut ka folur qeveria, nepermjet zerit te fuqishem te Zv. Kryeministrit qe ka vendosur te largohet per pak nga dritarja ku u bertet firmave te ndertimit e te shkoje ne zyre per te hedhur nje firme per nje VKM te cilen kryeministri e ka pare te asyeshme te mos t’a firmose vete.

Lind pyetja: Ku eshte SPAKU? Ku fle SPAKU e mbi te gjitha me ke e ndan “nenkresen” SPAKU?! Sepse nuk ka kuptim qe nderkohe qe presim te flase drejtesia, te na fanepset perseri Qeveria… Drejtesia e re, ne qofte se ka dicka per te thene, o te flase sot, o ta mbylle per fare! Perndryshe pamjet e nje kryeministri dy-metrosh qe fshihet pas Braces dhe te nje qeverie qe vendos te beje vete edhe gjykatesin jane vetem preludi i nje epoke ku diktatura ulet kembekryq e drejtesia mundohet te fshihet pas gishtit…

#unerefuzojfarsenRama

#drejtesiperTeatrinKombetar

Zjarr Tv Ad