Ja çfarë i shtyn meshkujt të tradhtojnë dhe çfarë të refuzojnë

0
952
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një studim i ri në Universitetin Connecticut ka zbuluar se çfarë ishtyn njerëzit të tradhtojnë dhe rezultatet janë befasuese. Si meshkujt ashtu edhe femrat kanë më shumë gjasa të tradhtojnë partnerët kur ata varen ekonomikisht nga ata, gjeti studimi.

Për studimin, hulumtuesja Christin Munsch, një sociologe në Universitetin Connecticut, analizoi të dhënat e grumbulluara të 9 000 njerëzve, të moshës 18 deri 32.

Ajo shikoi se sa të kënaqur janë njerëzit në martesën e tyre dhe aktivitetin seksual, për të përcaktuar pse kishin tradhtuar (nëse kishin tradhtuar), shkruan “Lajmi.net”.

Çfarë ajo zbuloi: Në një vit mesatar, ka rreth 5% mundësi që një grua e cila është komplet e varur ekonomikisht nga burri të ketë një aferë me dikë tjetër dhe 15% mundësi që meshkujt të cilët janë komplet të varur ekonomikisht nga gruaja të tradhtojnë.

Jo vetëm kjo, Munsch gjeti gjithashtu se meshkujt të cilët ishin ata që punonin, por nuk ishin mbajtësit kryesor të familjes kishin gjithashtu më shumë gjasa që të tradhtojnë.

Pike e ëmbël, ajo zbuloi, ishte kur bashkëshortët ndanin të ardhurat e tyre për 70%. Në këtë pikë, ata kishin më pak gjasa që të tradhtojnë apo të mos tradhtojnë fare.

Gratë, në anën tjetër, kanë më pak gjasa që të tradhtojnë nëse shpenzojnë më shumë para për familjen.

Zjarr Tv Ad