Kualifikimi për në Kampionatin Europian “France 2016” pasohet me rritje të vlerës në merkato. Kjo ka ndodhur me futbollistët e Kombëtares shqiptare, të cilët me në krye Gianni De Biasi shkruan historinë.
Portali i specializuar për merkaton, Transfermarkt, tregon se Shkëlzen Gashi dhe Elseid Hysaj janë futbollistët më të shtrenjtë të Shqipërisë me 4,5 milionë euro, të ndjekur nga Etrit Berisha dhe Ergys Kaçe me 3 milionë, raporton Portali Albeu.
Më të lirët janë Arlind Ajeti me 300 mijë euro, por pa skuadër momentalisht, Odise Roshi me 450 mijë si dhe Burim Kukeli dhe Hamdi Salihi me 700 mijë, raporton Portali Albeu.
Për më shumë shihni foto-galerinë e mësipërme.
ETRIT BERISHA – 3 milionë euro
ELSEID HYSAJ – 4.5 milionë euro
BERAT XHIMSHITI – 1,75 milionë euro
LORIK CANA – 1 milionë euro
NASER ALIJI – 0,85 milionë euro
TAULANT XHAKA – 2,5 milionë euro
AMIR ABRASHI – 2,25 milionë euro
LEDIAN MEMUSHAJ – 1,4 milionë euro
ODISE ROSHI – 0,45 milionë euro
ERMIR LENJANI – 1 milionë euro
ANDI LILA – 1 milionë euro
BEKIM BALAJ – 2 milionë euro
ARMANDO SADIKU – 1 milion euro
SOKOL CIKALLESHI – 1,5 milionë euro
ERGYS KAÇE – 3 milionë euro
ALBAN MEHA – 1 milion euro
MËRGIM MAVRAJ – 1,5 milionë euro
MIGJEN BASHA – 0,8 milion euro
ARLIND AJETI – 0,3 milionë euro (pa ekip)
HAMDI SALIHI – 0,7 milion euro
BURIM KUKELI – 0,7 milion euro
VALDET RAMA – 0,8 milion euro
HEROLIND SHALA – 1,25 milion euro